Dje në Aeroportin e Rinasit ka mbërritur njeriu më i gjatë në Armeni, i cili renditet gjithashtu ndër më të gjatët në botë.
“Aeroporti Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ mirëpriti si pasagjer Arshavir Grigoryan, njeriun më të gjatë në Armeni me një gjatësi prej 2.34 metra.
Me një gjatësi prej 2.34 m, Grigoryan renditet në vend të tretë pas rekordeve botërore të mbajtura nga Sulemana Abdul Samed nga Gana, 29 vjeç, me një gjatësi prej 2.89 m, dhe turku Sultan Kösen, 2.72 m i gjatë.