Koret anti-shqiptare: Kosova s’pranon të vazhdojë ndeshjen me Rumaninë, tani vendos UEFA

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.11.2024, 00:08

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është mbyllur pasi lojtarët kosovarë nuk kanë pranuar të rikthehen në fushë pas koreve anti-shqiptare.

Thirrjet “Serbia, Serbia” dhe hedhjet e sendeve në fushë bashkë me hyrjen e disa tifozëve sollën ndërprerjen e ndeshjes dhe futjen e ekipeve në dhomat e zhveshjes për arsye sigurie.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes Rumani-Kosovë ka kërkuar që ndeshja të vazhdohet, por lojtarët e Kosovës nën drejtimin e kapiten Rrahmanit nuk kanë pranuar të kthehen dhe ndeshja është mbyllur.

Tani do jetë UEFA-s ajo që do të vendosë për fatin e këtij takimi dhe mbetet për t’u parë nëse Kosova do të bëjë ankesa në organet kompetente dhe të presë nëse do të ketë ndonjë dënim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit