Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në zonën e quajtur "Ura e Gjoricës" në Dibër, ku një 60-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet. Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i aksidentit, duke e lënë viktimën në rrugë.
Pamjet tronditëse nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur vajza e viktimës, mes lotësh dhe dhimbjeje, hap dyert e ambulancës dhe thërret: "O babi im!".
Policia dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje për të kryer veprimet e para hetimore. Ndërkohë, forcat e rendit janë vënë në ndjekje për të identifikuar dhe kapur autorin e aksidentit, i cili është ende në arrati.
Ky akt i rëndë ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa familjarët dhe të afërmit e viktimës janë në gjendje shoku. JOQ Albania do të vijojë të ndjekë rastin dhe apelon për drejtësi për këtë tragjedi.