Denoncim nga qytetarët: Marketi te “Rezidenca Kodra e Diellit” mashtron me çmimet

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.11.2024, 18:42

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një situatë të përsëritur mashtrimi nga një supermarket në zonën e rezidencës "Kodra e Diellit".

Sipas denoncuesit, Market Juland aplikon çmime të ndryshme ndërmjet etiketës në raft dhe asaj që shfaqet në kasë, duke bërë që llogaritjet e konsumatorëve të mos përputhen me shumën përfundimtare të faturës.

Ky problem ka shqetësuar qytetarët, të cilët apelojnë për një ndërhyrje nga institucionet përkatëse për të garantuar transparencë dhe mbrojtje të konsumatorëve.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

Përshëndetje JOQ, Market Juland tek Rezidenca Kodra e Diellit gënjen blerësit sy më sy. Tjetër çmim tek etiketa, tjetër çmim te kasa. Shkon te kasa dhe s’të dalin llogaritë që ke bërë me çmimin që ka në etiketë. Edhe tek pesha dalin ndryshe çmimet, edhe në raft!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit