Mbahet të hënën në Prishtinë mbledhja qeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.11.2024, 18:58

Këtë të hëne më 18 nëntor në Prishtinë pritet të mbahet mbledhja e përbashkët midis dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Mësohet se në këtë mbledhje pritet firmosja e disa memorandumeve të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kujtojmë se në shtator të vitit 2021, Kosova dhe Maqedonia e Veriut për herë të parë kanë mbajtur mbledhje të përbashkët ndërmjet dy qeverive.

Në Shkup, dy kabinetet qeveritare patën nënshkruar 11 marrëveshje, të cilat u konsideruan të rëndësishme për bashkëpunim në shumë fusha.

E nikoqiri i takimit në atë kohë ka qenë ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit