Mickoski: Retorika e BDI-së po irriton ndërkombëtarët, nuk sjell të mira për qytetarët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.11.2024, 14:48

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski i tha opinionit të gjerë dhe mediave që të mos i kushtojnë rëndësi retorikës së BDI-së.

Ai ka deklaruar se do të jetë edhe më e ashpër në periudhën në vijim, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, për një koment rreth njoftimit të fundit në të cilin thuhet se koalicioni aktual qeveritar po kryen një eksod të shqiptarëve nga institucionet shtetërore.

Kryeministri vlerëson se duke i dhënë rëndësi një retorike të tillë, ajo nuk u sjell të mira qytetarëve.

“Kjo irriton qytetarët dhe partnerët tanë në bashkësinë ndërkombëtare. Kjo çështje nuk duhet thjeshtuar. Në MPB ka raste të anëtarëve të partive të caktuara politike dhe të etnive të ndryshme të cilët kanë keqpërdorur pozitën e tyre dhe në mënyrë të paligjshme kanë lëshuar leje për armë dhe lloje të tjera dokumentesh. Natyrisht që janë të sanksionuara”, tha Kryeministri.

Mickoski pret që retorika negative të intensifikohet, të jetë më e ashpër dhe irredentiste.

“Ndërsa afrohemi me kriminelët, ajo retorikë do të jetë më e ashpër dhe më e fortë. Me arrestimet dhe gjyqet e para, këto sulme do të jenë edhe më intensive. Kjo është lufta kundër krimit që e kam shpallur më herët. Disa gjëra mund të jenë më të ngadalta, por drejtësia është e ngadaltë, por ajo vjen”, tha Mickoski.

Ai beson se BDI-ja e përdor këtë mjet për të mbrojtur pronat e fituara nga anëtarët e tyre apo ata të afërt me partinë dhe ka kërkuar që të mos i jepet rëndësi në opinion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit