Një person i nacionalitetit serb është arrestuar mëngjesin e sotëm në Mitrovicë të Veriut.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai është shprehur se ai dyshohet për rastin e 29 majit 2024 në Zveçan, ku 93 ushtarë të KFOR-it janë sulmuar.
“Rreth orës 11:00 kemi asistura Krimet e Rënda të Prishtinës në arrestimin e një personi në Mitrovica – Veri. I dyshimtë për rastin e 29 majit 2024 ku 93 ushtarë të KFOR-it ishin lënduar”, ka deklaruar Elshani.
Theksojmë se gjatë protestës që u zhvillua në Zveçan, më 29 maj pati tension midis popullatës dhe policisë e KFOR-it.