Sinoptikanët në vend kishin paralajmëruar reshje të dendura shiu pas të mërkurës së kësaj jave. Megjithatë, kjo nuk ka mjaftuar as nuk ka siguruar që autoritetet vendore dhe qendrore të marrin masat e nevojshme për të minimuzuar dëmet e reshjeve.
Siç ka ndodhur sa herë ka pasur shira, qytetarët e Vlorës, të gjendur pa asnjë zgjidhje nga të zgjedhurit e tyre me votë, i janë drejtuar redaksisë sonë për të raportuar gjendjen e qytetit.
Në videon e dërguar nga një qytetar duket qartë situate alarmante, e gjithë zona e përmbytur. Përmbytjet përveçse vështirësojnë e pengojnë jetën e qytetarëve, shkaktojnë gjithashtu dëme të mëdha ekonomike për ta e për bizneset.
Banorët ankohen për mungesën e interesimit dhe marrjes së masave nga kryebashkiaku si dhe nga autoritetet më të larta qendrore, të cilat janë më të përqendruara te propaganda që merret me numrn e turistëve, sesa te problemet reale me të cilat përballen qytetarët çdo ditë.
Mesazhi denoncues:
“vlora sot mbytet perseri. kanalet pa pastruar. asgje nuk ka ber ky mashtruesi i bashkis vlores, ky dipllomati meret me pritjen dhe percjelljen e disa turisteve, dhe nuk meret me hapjen e kanaleve."