Një 16-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në afërsi të qendrës tregtare Casa Italia, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një objekt dhe ka plagosur me mjet prerës rojën, një 65-vjeçar me inicialet A.D.
Sipas informacioneve, ngjarja ndodhi rreth orës 21:50. Roja i dëmtuar është transportuar menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor.
Policia bën të ditur se i riu përballet me akuzat për “Vjedhje me dhunë”, e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara në Kodin Penal. Materialet hetimore për rastin i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.