Shoferja që mbrëmjen e kaluar përplasi policin i cili po dokumentonte një aksident në aksin Tiranë-Elbasan është arrestuar.
Efektivi i policisë ndodhej në terren duke dokumentuar përplasjen e dy mjeteve në tunel, kur u përplas nga 21-vjeçarja me iniciale S.Sh.
Si pasojë efektivi mbeti i plagosur dhe është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë që 21-vjeçarja pas testimeve të kryera ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen S. Sh., 21 vjeçe, banuese në Elbasan. Më datë 14.11.2024, rreth orës 21:15, në fshatin Ibë, kjo shtetase, duke drejtuar automjetin, dyshohet në efektin e lëndëve narkotike, ka aksidentuar një punonjës të Komisariatit të Policisë Rrugore në shërbim, i cili ishte po kryente veprimet procedurale për një aksident”.