Ky vogëlush trim që shikoni në foto është Gjergj Kastrioti i vogël nga Kumanova, Iliridë.
Nga një fshat i bukur në Kumanovë, një vogëlush i talentuar dhe plot energji ka tërhequr vëmendjen për shpirtin e tij të palodhur dhe karakterin e fortë.
Me emrin që mbart historinë e lavdishme të kombit tonë, Gjergj Kastrioti i vogël duket se po ndjek gjurmët e heroit legjendar.
Në një foto që po bën xhiron e rrjeteve sociale, vogëlushi shihet duke ngritur një degë të madhe druri, duke simbolizuar forcën dhe vendosmërinë së tij. Ai ka një rutinë të përditshme trajnimi që duhet të ndjekë duke qenë se ka marrë edhe rripin e kuq.
Me një qëndrim të vendosur dhe shpirt luftarak, Gjergji i vogël na kujton se fryma e Skënderbeut jeton ende në brezat e rinj.
Me një shembull të tillë frymëzues, Gjergj Kastrioti i vogël na kujton se historia dhe krenaria kombëtare nuk është vetëm e kaluara, por e ardhmja e ndritur e shqiptarëve.