Ariu shfaqet në mes të ditës në një fshat në Komunën e Rankovcës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.11.2024, 09:43

Një ari është shfaqur në mes të ditës në fshatin Petralicë, Komuna e Rankovcës. Informacionin në rrjetet sociale e ka shpërndarë shoqata e gjuetisë “Slavishko Pole”.

Në postim ata kujtojnë se ariu është një specie e mbrojtur dhe vrasja e saj dënohet me ligj.

“Të nderuar gjuetarë, banorë të vlerësuar të Komunës së Rankovcës, në fshatin Petralicë është shfaqur një ari i murrmë! Ju informojmë se me ligj është një specie rreptësisht e mbrojtur e gjahut, e ndaluar përgjithmonë për gjuajtje. Kjo është një kafshë barngrënëse dhe ju bëjmë thirrje që të mos e provokoni me asnjë veprim, ajo do të tërhiqet vetë në zonat pyjore”.

“Gjuajtja e ariut është krim për të cilin parashikohet dënim me burg dhe sipas çmimores penale të ligjit për gjahun dhe gjuetinë, dënimi është 5000 euro”, njofton Shoqata e gjuetisë “Slavishko Pole” në faqen e tyre në Facebook.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit