Pas publikimit në JOQ, Dredhari Ermal kujtohet të pastroj kanalet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.11.2024, 22:14

Pas publikimit në JOQ se Vlora rrezikon përmbytjet për shkak të mos pastrimit të kanaleve, Dredhari Ermal, për të dredhur muhabetin ka dërguar menjëherë mjetet e bashkisë për të pastruar një kanal dhe për të treguar që po punohet.

Pikërisht sot në ditë shiu dhe pasi dha njoftimin për përmbytjet, u kujtua se duhen pastruar kanalet, pasi pa lajmin te JOQ.

Ka kaluar tashmë 1 muaj nga përmbytjet e rënda që përfshinë Vlorën ku dëmet janë në qindra milionë lekë, ku shumë qytetar u dëmtuan që nga orenditë, automjetet dhe shumë materiale të tjera.

Gjatë këtyre ditëve, në vënd të punohej fort për pastrimin e çdo kanali që të ndihmoheshin qytetarët, u punua fort për tja "rrasur" qytetarëve për procedurat e parkimeve me pagesë, të cilat nuk dihet nëse do të kenë sukses apo jo, pasi herën e fundit me Tis Park, qytetarët i sprapsën me mosbindje civile.

Jemi të lumtur që kryetari i ndjek problematikat dhe ne do të jemi këtu për çdo paaftësi të tij për ta vënë në dukje dhe për të ndihmuar dhe qënë përkrah qytetarëve të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit