Temperaturat e ulëta kanë përfshirë gjithë territorin e vendit gjatë orëve të fundit, ku nuk kanë munguar as reshjet e shiut, por edhe ato të dëborës.
Raportohet se në zonën e Alpeve ka patur reshje bore me intensitet të ulët në lartësitë 1000-1200 metra.
Sonoptikania Anira Gjoni ka paralajmëruar se ky dimër pritet të jetë më i ftohti i pesë viteve të fundit në Shqipëri.
Më tej ajo shtoi se reshjet do të vijojnë përgjatë natës së sotme dhe ditës së nesërme.
“Ky nëntor shënoi reshjet e para të dëborës më shpejt se vitet e fundit. Sipas parashikimeve afatgjata, presim që ky dimër të jetë pak më i ftohtë se këto 5 vite. Dimret e fundit janë shoqëruar me temperatura më të larta mbi mesataren shumëvjeçare. Ndërsa në këtë dimër 2024 -2025, presim që temperaturat të jenë më të ulëta. Në këtë fundjavë dhe javën e ardhshme, reshjet do të vijojnë. Do të kenë një ndërprerje në disa prej qarqeve gjatë mesditën së të enjtes, por do rikthehen në mbrëmje për të vijuar gjatë ditës së premte”, ka thënë Gjoni.