Gjykata e Tiranës ka dënuar Princ Lekën me 1 vit e 6 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje” lidhur me incidentin e ndodhur muaj më parë në Oborrin Mbretëror. Megjithatë, ky dënim është vendosur që të konvertohet në shërbim prove.
Gjithashtu, gjykata ka dënuar edhe ish-bashkëshorten e Princ Lekës, aktoren Elia Zaharia, me 6 muaj burg, dhe ish-vjehrrin e tij, Gjergj Zaharia, me 1 vit burg. Edhe këto dënime do të kryhen në formën e shërbimit të provës.
Pas vendimit, Elia Zaharia u shpreh se nuk ka komente për çështjen në fjalë, e cila mbetet në proces gjyqësor.
“Nuk kam asnjë koment për vendimin, pasi çështja është ende në gjykim dhe e respektoj procesin gjyqësor në heshtje,” tha Elia Zaharia.