15-vjeçarja në Shkodër i dha fund jetës pas shantazhit në rrjetet sociale?!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.11.2024, 18:06

Mbrëmjen e djeshme, një 15-vjeçare në Shkodër, u gjet e vetëvarur nga familjarët e saj, ngjarje që ka tronditur të gjithë qytetin, por jo vetëm. Policia njoftoi se e mitura humbi jetën në spital, ndërsa prokuroria ka nisur hetim.

Ditën e sotme, miq të 15-vjeçares thonë se e mitura është shantazhuar me disa foto, prandaj dhe i ka dhënë fund jetës. Ata thonë se dikush e shantazhonte dhe e kërcënonte dhe policia dhe prokuroria janë duke hetuar për këtë.

Shokë dhe shoqe të 15-vjeçares kanë postuar në rrjetet e tyre sociale foto të saj dhe të momenteve që kanë kaluar bashkë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit