35 pika karburanti të “Kastratit” do të transformohen në “Shell”

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.11.2024, 15:53

Kastrati Group nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Coral, e licensuar nga marka Shell, për të hapur stacionet e para në Shqipëri. Sipas marrëveshjes, 35 pika të stacioneve Kastrati do të transformohen në stacione të Shell, duke shënuar prezencën e kësaj marke prestigjioze edhe në Shqipëri.

“Jemi të lumtur të njoftojmë partneritetin me Coral S.A dhe hyrjen në Shqipëri të stacioneve të markës Shell. Ky është një zhvillim i rëndësishëm për sektorin energjetik shqiptar. Partneriteti do të sjellë Shell për klientët vendas, duke u ofruar atyre një gamë më të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të karburantit. Ky është vetëm fillimi dhe ne jemi të përkushtuar të mbështesim peizazhin energjetik të Shqipërisë, me mundësitë e reja dhe rritje të qëndrueshme.” – u shpreh përfaqësuesi i Kastrati Group, Ardit Kastrati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit