Kryeinspektori ilegal e pezullon nga puna Nexhat Fazliun vetëm pse bashkëpunoi me Prokurorinë për ta hetuar Radojçiqin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.11.2024, 20:10

Kryeinspektori i punës – që me vendim të të gjitha shkallëve të gjykata është konstatuar si i emëruar paligjshëm – Hekuran Nikçi ka pezulluar nga puna inspetorin Nexhat Fazliun, për të vetmën arsye se bashkëpunoi me policinë dhe prokurorinë për ta hetuar kompaninë RAD D.O.O nga e cila financohej Milan Radojçiq në veprimtarinë e tij paraushtarake dhe terroriste.

Gazetari Lirim Mehmetaj e ka quajtur “skandal të madh nacional” dhe “të patolerueshme” derisa ngriti pyetjen: “Edhe sa dojmë me duru?”. Postimi i plotë:

Edhe sa dojmë me duru?

Djali i dëshmorit, inspektori Nexhat Fazliu, pezullohet nga puna vetëm se gjobiti kompaninë e Milan Radojiçiç-it dhe bashkëpunoi me prokurorinë për ta hetuar kompaninë RAD d.o.o Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi, i cili është emëruar ilegalisht në këtë pozitë nga Albin Kurti dhe emërimin ilegal e ka konfirmuar Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit dhe Supremja, e ka pezulluar nga vendi i punës inspektorin Nexhat Fazliu, njeriu që e ka gjobitur kompaninë e Radojiçiç-it Rad d.o.o, e ka dërguar te përmbaruesi dhe më pas ka bashkëpunuar me prokurorinë e Kosovës për ta hetuar këtë kompani.

Për shkak se Fazliu ka kërkuar sqarim nga Gjykatat se çfarë të bëjë me vendimet e Nikçit, të cilat janë ilegale, meqë ai është i konfirmuar që mban pozitën jashtëligjshëm dhe për shkak se Fazliu i ka dërguar lëndët e kompanisë së Radojiçiç-it te njësia hetuese e policisë, Nikçi vendos ta largojë.

Fazliu, që mban pozitën Udhëheqës i Divizionit për Koordinim Rajonal në Mitrovicë në Inspektoratin Qendror të Punës, është djalë dëshmori i UÇK-së. Ai madje ishte sulmuar brutalisht nga bandat e Radojiçiç-it, pikërisht për aktivitetin e tij patriotik në përndjekje të ilegalitetit në Veri.

Pra, në vend që të shkarkohet urgjentisht Hekuran Nikçi, siç e thekson edhe vendimi i Gjykatës, pezullohet patrioti Fazliu. Një qeveri e tërë në shërbim të Radojiçiç-it, ky është skandal i madh nacional. Kjo është e patolerueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit