Gjatë dy javëve të fundit, në aksin rrugor Elbasan-Peqin kanë ndodhur tri aksidente.
Një prej tyre ishte fëmija fatkeq tetëvjeçar që gjeti vdekjen e menjëhershme.
Banorët e fshatit Pajovë protestuan masivisht duke kërkuar të merren masa që të parandalohen ngjarje të tilla në vazhdim.
Aksi Elbasan-Peqin kalon në zona të banuara dhe vazhdimisht janë përfshirë banorët në aksidente.
Një tjetër faktor që shton rrezikun e aksidentece është edhe fakti që rruga nacionale pritet nga dhjetëra segmente të fshatrave.
Nuk duhet lënë pa përmendur edhe fakti se shoferët vetë nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.