Prindërit të cilët i edukojnë fëmijët në shkollën “Sotir Gura” në Korçë, janë zë shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre. Kujtojmë se këto dy ditë është ngritur një shqetësim madhor, ku mësuesi Bledar Duro u arrestua një ditë më parë për ngacmim seksual ndaj dy të miturave në shkollën 9-vjeçare.
“Është një faj shumë i rëndë. Unë kam një nip dhe e çova në shkollë, këto situata në shqetësojnë shumë. Mësuesit duhet të zgjidhen me kujdes dhe të ketë kritere”, – është shprehur një nga gjyshet që çon nipërit dhe mbesat në këtë shkollë.
Prindërit kanë bërë thirrje për kontrolle në shkolla dhe përzgjedhja e mësuesve të kalojë në disa filtra më shumë,
“Na shqetëson pasi sjellim fëmijët këtu. Shumë gabim është nuk duhet ta bënte këtë gjë. Duhet të ketë kontrolle, intervista më të gjata për të punësuar mësuesit, që të jenë të përshtatshëm për të dhënë mësim”, – thotë një prej tyre.
“Raste të tilla kemi dëgjuar plot në televizion. Ndihemi shumë të shqetësuar, ja tani qe e dëgjova, unë sjell mbesën këtu, nipin. Këto gjëra nuk janë të momentit, ndërsa personi duhet ti ketë bërë edhe më parë këtë gjest. Më dridhet mishi aq e shqetësuar jam. Themi se mbase marrin masa, por kjo gjë ndodh sërish. Ne duam që shkolla të jetë e sigurt”, – është shprehur dikush tjetër.