13 vjet burg për “skifterin” shqiptar që grabiti shtëpinë e futbollistit Raheem Sterling

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 14.11.2024, 11:25

Një shqiptar, Emiliano Krosi, 24 vjeç, është dënuar me 13 vite burg pasi grabiti shtëpinë e futbollistit të famshëm anglez, Raheem Sterling, një incident që e detyroi lojtarin të largohej nga Kupa e Botës 2022 për t’u kthyer në shtëpi. Krosi, i cili ka kryer gjithsej 33 vjedhje, përfshirë bastisjen e shtëpisë së Sterling më 3 dhjetor 2022, përdori një shkallë për të hyrë në dhomën e gjumit të tij, nga ku vodhi dhjetë ora Rolex. Vjedhja përfshinte gjithashtu zbukurime me vlerë rreth 300 mijë paund.

Krosi kishte hyrë ilegalisht në Britani në pjesën e pasme të një kamioni dhe më parë kishte pranuar përfshirjen e tij në 15 vjedhje. Por dje, në Gjykatën e Kurorës në Guilford, gjyqtarja Catherine Hartley e shpalli atë fajtor edhe për 18 vjedhje të tjera, duke e dënuar me 12 vite e 10 muaj burg.

Policia e Surrey-t vazhdon kërkimet për babanë e Krosit, Alfred Isufi, 48 vjeç, xhaxhain Henri Osman, 44 vjeç dhe kushëririn Gerard Kalaja, 22 vjeç, të cilët dyshohet se janë arratisur nga Britania. Ata akuzohen si pjesë e një bande që ka kryer bastisje në disa qarqe nga nëntori 2022 deri në mars 2023, me viktima të tjera, përfshirë ish-lojtarin e Crystal Palace, Scott Dann dhe lojtarin e Chelsea-t, Marc Cucurella.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit