Dredhari Ermal njofton qytetarët të kenë kujdes nga përmbytjet, lë kanalet pa pastruar

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.11.2024, 12:07

Që Ermal Dredha është ndër kryebashkiakët më të paaftë, kjo është vërtetuar vazhdimisht… si për menaxhimin e mbetjeve, ku në pikun e sezonit zjarri arrin në majë, e deri te përmbytjet.

VIDEO 1

Në orët në vazhdim, pritet të ketë shira të rrëmbyeshëm. Por edhe pse pati kohë të mjaftueshme, Dredhari Ermal, përveç marketingut, nuk ka marrë asnjë masë konkrete ku ajo më kryesorja duhej të ishte pastrimi i kanaleve që kanë vite pa i prekur.

VIDEO 2

Ky është kanali në afërsi të Lungomares, pra në zonën më të rëndësishme turistike, i cili siç duket, është i tejmbushur me mbeturina.

Paaftësia e kryetarit aktual të bashkisë së Vlorës i cili punonjësit i përdor vetëm për interesa personale, ka bërë që qytetarët të përpiqen vetë të marrin masa duke vendosur thasë rëre në hyrje të garazhdeve apo banesave.

VIDEO 3

Bashkia ka bërë veçse një njoftim që do ketë reshje të dendura shiu dhe duhen marrë masa, dhe kjo është diçka të cilën qytetarët mund ta shikojnë edhe vetë në internet.

VIDEO 4

Përmbytjet e fundit shkaktuan qindra mijëra euro dëme dhe mosmarrja e masave në kanalizime u pa dhe në faktin se u desh mbi një javë të thaheshin ujërat pas përfundimit të shiut.

VIDEO 5

Kjo situatë rrezikon të përsëritet derisa kryeadministratori nuk do jetë i aftë të menaxhojë bashkinë që drejton.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit