Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast tronditës në Drenas.
Përmes raportit ditor, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një e mitur është droguar e më pas abuzuar seksualisht.
Lidhur me rastin, është dërguar në mbajtje i dyshuari.
“Viktima femër kosovare e mitur, ka informuar se nga i dyshuari mashkull kosovar, i është dhënë substancë narkotike e llojit kokainë, dyshohet se më pas me viktimën është abuzuar seksualisht. Lidhur me rastin, një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.