Një qytetare ka raportuar një incident që i ka ndodhur pak ditë më parë në Qendrën Tregtare Univers (QTU) teksa tentonte të tërhiqte para nga bankomati i Raiffeisen Bank.
Ajo shpjegon se ka kryer një tërheqje prej 130 mijë lekësh të vjetra, por, pasi karta u kthye bankomati nuk ia nxorri paratë dhe u largua me nxitim. Pas rreth tre minutash, ajo u kthye sërish për të tërhequr të njëjtën shumë, pasi nuk e kishte kuptuar se paratë e para ishin lëshuar nga bankomati.
Mëngjesin e sotëm, kur kontrolloi llogarinë, vuri re se ishin kryer dy tërheqje të njëpasnjëshme prej 130 mijë lekësh të vjetra secila.
Ajo bën thirrje që personi që mund t’i ketë gjetur paratë pranë bankomatit të tregohet zemërmirë dhe t’ia kthejë, pasi ajo kishte sapo marrë rrogën dhe po blinte disa veshje për djalin e saj, i cili ka ditëlindjen.
AJO SHKRUAN:
“Pershendetje. Me ka ndodhur diçka tek QTU pak dite me pare. Kam dashur te mar lek nga bankomati i Raiffaisen.
Kam bere terheqjen e pare 130 mije lek te vjetra dhe me nxorri bankomati karten,,ne ate moment kam menduar qe sdo me nxjerri leket dhe jam larguar direkt.
Pastaj jam kthyer mbas 3 minutash ndoshta dhe me pak sepse ke sektori i femijeve isha per femijet kuptohet,dhe mora perseri 130 mije lekshin tjt se mduheshin normalisht.
Nuk e kam kuptuar fare qe mi ka nxjerr bankomati dhe heren e pare leket, sot ne mengjes u futa per te pare gjendjen e llogarise dhe pashe qe jane 2 terheqje me nga 130 mije leke te vjetra
Ju lutem nqs mundeni te ma postoni sepse ndoshta ai personi qe i ka gjetur eshte njeri i mire e mi kthen. Sapo kisha mare rrogen dhe po blija nja 2 rroba per djalin se ka ditelindjen.
Nfakt ishin pjesa qe do shtyja deri ne rrogen tjt sepse harxhova disa per djalin 😟“