E qëlluan me plumb në kokë, humb jetën 52-vjeçari

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.11.2024, 08:06

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, biznesmeni Eduart Reçi që u qëllua mbrëmjen e kaluar me armë.

52-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë.

Biznesmeni është qëlluar me një plumb në kokë pranë një pallati që ka ndërtuar në rrugën ‘Faik Konica’.

Rrethanat e ngjarjes dhe autori/ët mbeten ende të paqarta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit