Shoferët e kamionëve në doganën e Morinës kanë ngritur një tjetër denoncim për trajtimin skandaloz nga doganierët.
Sipas raportimeve të ardhura në redaksinë tonë, një radhë kilometrike kamionësh është krijuar në pikën kufitare, duke sjellë vështirësi të mëdha për drejtuesit e mjeteve.
Një shofer shprehet për JOQ:
“Kemi 3 orë në doganën e Kukësit dhe vazhdojmë të presim pa një përgjigje nga autoritetet. Kjo situatë është bërë rutinë dhe po vuajmë çdo herë nga doganierët e korruptuar që na lënë të presim me orë të tëra.”
Shoferët kërkojnë ndërhyrje të shpejtë nga autoritetet për të zgjidhur këtë problem të përsëritur që po u rëndon përditshmërinë dhe punën.