Letër e pazakontë në ashensor: Ulni zërin kur rënkoni gjatë seksit!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.11.2024, 22:40

Një letër me një përmbajtje të veçantë është afishuar në ashensorin e një pallati, duke bërë thirrje për respektimin e normave të bashkëjetesës në komunitet.

Letra e shkruar me dorë dhe e ngjitur me shirit në faqen metalike të ashensorit u kërkon nga banorët që të kenë kujdes me zhurmat gjatë marrëdhënieve intime.

“Ju lutem, kur të kryeni marrëdhënie seksuale, kurseni zhurmat dhe poshtërrimat shpëtëtuese për komunitetin!” – lexohet në shënim. Sipas mesazhit, kjo është një sjellje e përsëritur, që po ndodh në orare të papërshtatshme, duke shqetësuar banorët, përfshirë edhe fëmijët.

Në përfundim, letra përmbyllet me një falënderim për mirëkuptimin, duke theksuar rëndësinë e respektimit të qetësisë në hapësirat e përbashkëta.

Ky shënim ka nxitur reagime të ndryshme mes banorëve, disa prej të cilëve e kanë përshëndetur këtë qasje për përmirësimin e rregullave të bashkëjetesës, ndërsa të tjerë e kanë marrë me humor situatën e pazakontë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit