Për shkak të mungesës së një investimi prej vetëm 5 mijë eurosh, mijëra qytetarë të Tiranës po kalojnë orë të tëra të bllokuar në trafik.
Një qytetar ka dërguar një video nga zona e Institutit në Tiranë ku shprehet se si pasojë e mungesës së një semafori, aty krijohet një trafik që i bllokon mjetet prej orësh.
Sipas të dhënave që gjenden lehtësisht online, kosto e një semafori srandard nuk e kalon vlerën prej 5 mijë euro.
Deri më tani, Bashkia Tiranë duket se ka anashkaluar një zgjidhje për këtë problem, duke rezultuar në vonesa të gjata dhe pakënaqësi tek qytetarët.
Mungesa e semaforëve funksionalë është bërë një barrë e përditshme, që prek jo vetëm ata që udhëtojnë për punë, por edhe transportin publik, shërbimet emergjente dhe të gjithë ritmin e jetës në qytet.
Bashkia ende nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare lidhur me arsyet e këtij vonimi dhe me planet për të zgjidhur këtë situatë, ndërsa qytetarët presin me padurim që ky problem të marrë fund sa më shpejt.