Më 24 tetor, një aksident tragjik ndodhi në Toronto, Kanada, ku një makinë Tesla u përplas dhe mori flakë, duke shkaktuar vdekjen e katër personave. Një 25-vjeçare arriti të mbijetonte falë ndërhyrjes së punonjësit të Canada Post, Rick Harper, i cili theu një dritare për ta nxjerrë jashtë, pasi dyert elektronike të makinës nuk hapeshin.
Harper përshkroi se dyert nuk mund të hapeshin dhe beson se viktima përpiqej të dilte, por e kishte të pamundur. Kapiteni Randy Schmitz shpjegoi se dyert e makinave elektronike si "Tesla", varen nga energjia, dhe në rast aksidenti, prerja e rrymës i bën ato të papërdorshme. Ky faktor vështirësoi daljen nga makina, ndërsa tymi i dendur nuk lejoi Harper të shihte të tjerët brenda.
Zëvendës Shefi i Zjarrfikësve, Jim Jessop, konfirmoi se intensiteti i zjarrit lidhej drejtpërdrejt me baterinë e makinës. Ndërkohë, Tesla ka promovuar sigurinë e lartë të makinave të saj, duke theksuar strukturën e fuqishme të baterisë që siguron mbrojtje dhe izolim të zjarreve në zona specifike.