Drejtori i Policisë në Shkodër dha dorëheqjen 2 ditë para atentatit me 4 viktima

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.11.2024, 19:24

Pas atentatit të 30 tetorit në Shkodër, ku katër persona humbën jetën, kreu i Policisë lokale, Edmond Sulaj, dorëzoi dorëheqjen dy ditë para se të ndodhte ngjarja.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar në Prokurorinë e Shkodrës edhe efektivët e policisë lokale për “shpërdorim detyre” në lidhje me masakrën në Dobraç.

Ka dyshime se personi i njohur si Ibrahim Lici, vëllai i një prej viktimave, ishte në makinën e shënjestruar nga atentatorët, dhe efektivët e policisë lokale u referuan në Prokurorinë e Shkodrës për "shpërdorim detyre".

Sipas avokatit Altin Kaziaj, do të ishte e rëndë po të vërtetohet se efektivet e lejuan atë të largohet nga vendngjarja.

Prokuroria e Shkodrës ka njoftuar se çështja do të shkojë në SPAK, pasi institucioni lokal nuk ka kompetencën për ta hetuar një ngjarje ku dyshohet se përfshihet një grup i strukturuar kriminal.

Në atentat humbën jetën edhe një çift që po udhëtonin me motoçikletë, duke u përplasur nga automjeti i Licit, pasi doli jasht kontrollit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit