“Dashtë Zoti nuk bie njeri brenda”, puseta 1 metër e thellë te stacioni i urbanit në Tiranë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.11.2024, 18:21

Në redaksinë tonë ka mbërritur një video shqetësuese të një pusete pa kapak, rreth një metër e thellë, përpara stacionit të urbanit në bllokun Gintash.

Kjo situatë paraqet rrezik për këmbësorët, të cilët, teksa zbresin nga urbanët, mund të përfundojnë në këtë grackë të padukshme.

Puseta pa kapak, jo vetëm vë në rrezik jetën e qytetarëve, por tregon mungesë të thellë përgjegjësie nga autoritetet përkatëse.

"Dashtë Zoti nuk bie njëri këtu brenda, se një lajm kronike është i sigurt! Te blloku Gintash përpara stacionit të urbanit. Sa dalin njerzit nga urbani u del para kjo puseta pa kapak një metër e thellë", shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit