Dhuna në Oborrin Mbretëror, burg për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.11.2024, 17:58

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për Princ Leka Zogu II dhe me 6 muaj burg për ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharia, dhe babanë e saj, Gjergj Zaharia, për akuzat e dhunës në familje. Nëse shpallen fajtorë, dënimet mund të konvertohen në shërbim prove. Seanca gjyqësore është caktuar më 13 dhjetor.

Hetimet filluan pas publikimit të një videoje dhe një kallëzimi për dhunë në familje. Gjykata e Tiranës më 25 prill vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe Elias, duke theksuar konfliktet e vazhdueshme, mungesën e komunikimit dhe ndërprerjen e bashkëjetesës.

Videoja e përleshjes fizike mes Princ Lekës, Elias dhe babait të saj bëri që të gjithë të përfundonin në gjykatë dhe të merrnin urdhra mbrojtjeje ndaj njëri-tjetrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit