Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, ku një mësues është arrestuar pas akuzave për ngacmim seksual të dy nxënëseve 14-vjeçare. Sipas burimeve nga policia, mësuesi i identifikuar si Bledar Duro, dyshohet se ka dërguar mesazhe të pahijshme në WhatsApp për një periudhë më shumë se një muaj.
Mësohet se mesazhet dërgoheshin kur nxënëset nuk ishin në shkollë, jashtë orarit mësimor. Duke qenë se mesazhet ngacmuese ishin bërë shumë të shpeshta kohët e fundit, e vetmja mënyrë për të ndaluar mësuesin ishte rruga ligjore.
Vajzat dhe prindërit e tyre kanë paraqitur denoncimin në komisariatin e Korçës, duke dorëzuar mesazhet që mësuesi u kishte dërguar. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur më tej rrethanat e rastit dhe për të shqyrtuar detajet e mundshme të tjera lidhur me ngjarjen.
Mësuesi është arrestuar dhe aktualisht po mbahet në paraburgim ndërkohë që autoritetet po punojnë për të vlerësuar plotësisht situatën.