Pëllumb Bodeci, një ish-mësues me 37 vite eksperiencë në Memaliaj, ka humbur jetën për shkak të kancerit. 64-vjeçari luftonte prej gjashtë muajsh me këtë betejë, të cilën nuk arriti ta fitonte.
Pellumbi dhe bashkëshortja e tij ishin shpërngulur në SHBA para dy vjetësh për të jetuar pranë vajzës së tyre, Ina, dhe familjes së saj. Por, pas diagnozës së rëndë me dy lloje kanceri në muajin maj të këtij viti, jeta e tyre u trondit dhe përpjekjet për shërim, përfshirë terapi të ndryshme, nuk mundën të ndihmojnë.
Përveç humbjes së njeriut të dashur, familja po përballet edhe me sfida financiare të mëdha, për shkak të faturave të larta mjekësore, shpenzimeve të funeralit dhe transportit të trupit për ta varrosur në qytetin e lindjes, Memaliaj. Bashkëshortja e Pellumbit nuk ka mundur të punojë për mbi 6 muaj për të qëndruar pranë tij gjatë gjithë periudhës së sëmundjes, Të njëjtën gjë ka bërë edhe vajza e tyre Ina.
Familja Bodeci kërkon ndihmën e komunitetit për të mbështetur këtë periudhë të vështirë dhe për të lehtësuar ngarkesën financiare. Cdo kontribut do të ishte shumë i vlefshëm për të ndihmuar këtë familje të kalojë këtë moment të vështirë.
Apeli për ndihmë:
“Pershendetje,
Po e organizoj kete mbledhje fondesh per t'i ardhur sado pak ne ndihme familjes Bodeci me rastin e humbjes se njeriut te tyre te dashur, Pellumb Bodeci, pas nje lufte intensive 6-mujore per te mposhtur kancerin qe fatkeqesisht nuk ja doli dot. Pellumb Bodeci u lind e u rrit ne Memaliaj, Tepelene, ku ushtroi profesionin e mesuesit prej 37 vjetesh. 2 vite me pare, se bashku me bashkeshorten e tij, vendosen te shperngulen ne SHBA per te qendruar prane vajzes se tyre Ina dhe familjes se saj. Fati nuk deshi qe ata ta shijonin jetesen ne SHBA dhe ne menyre te papritur, Pellumbi u diagnostikua me 2 lloje te ndryshme kanceri ne Maj te ketij viti. Pavaresisht se luftoi fort me te gjitha terapite e mundshme dhe qendroi optimist deri ne fund, fati nuk deshi qe ai ta fitonte kete beteje dhe nderroi jete 2 dite me pare ne moshen 64 vjecare. Pervec dhimbjes se madhe shpirterore dhe emocionale, familja po perballet dhe me nje sforco financiare per shkak te faturave te larta mjekesore, shpenzimeve te larta te funeralit dhe transportit ne Shqiperi. Bashkeshortja e Pellumbit ka mbi 6 muaj qe nuk punon sepse vendosi mos te shkeputej asnje moment nga njeriu i jetes me te cilin kaloi plot 40 vjet. Vajza e tyre Ina po ashtu nuk ka punuar ne kohe te plote pasi i eshte dashur te qendronte prane prinderve, t'u siguronte atyre cdo gje te nevojshme dhe te ishte ne kontakt te vazhdueshem me doktoret. Deshira e tij ishte qe trupi i tij te prehej ne qytetin e tij te lindjes, Memaliaj. Cdo kontribut i juaj do i vinte sado pak ne ndihme familjes ne kete moment te veshtire.
Faleminderit dhe vetem te mira urojme ne familjet e gjithesecilit.”