Përplasjet Ahmeti-Mickoski, Filipçe: Pjesë e folklorit tonë politik, s’ka hapësirë për frikë dhe panik për destabilizim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.11.2024, 14:13

I pyetur për rikthimin e përplasjeve mes kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, kreu i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se retorika për destabilizim të vendit është pjesë e folklorit politik.

Filipçe thotë se nëse ka rrezik për destabilizim të vendit, duhet të reagojnë institucione e sigurisë.

“Shikoni, kjo shihet se është pjesë e folklorit tonë çdo ditor politik. Kërcënime për destabilizim, përgjigje nga kryeministri, e ka mundësi, pastaj përgënjeshtrime nga resorët, ministritë përgjegjëse, që kjo është e pamundur, është e pamundur.

Vlerësoj se përveç folklorit tonë mes partive politike, me të vërtet nuk ka hapësirë për frikë dhe panik. Nëse ka, atëherë pres që institucionet të analizojnë dhe të reagojnë”, theksoi mes tjerash Filipçe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit