Qesharake në Shtime: Tenton ta rrahë qytetarin brenda veturës para policisë, zyrtari policor e vë në pranga të dyshuarin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.11.2024, 11:51

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Shtime, i cili ka sulmuar fizikisht një person që ishte në veturë.

Në njoftim thuhet se policia ka zënë në flagrancë të dyshuarin, i cili ishte duke kryer sulmin.

“Me datën 11.11.2024 rreth orës 14:10, derisa polici në detyrë po qarkullonte me veturën zyrtare të policisë në rrugën ” Tahir Sinani ” në Shtime, ka hasur një person, ku si rrjedhojë e një mosmarrëveshje kishte filluar të sulmonte fizikisht një person tjetër që ishte në veturën e tij, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Mirëpo, në atë moment i menjëhershëm ka qenë reagimi i policit, i cili e ka arrestuar të dyshuarin për sulm fizik dhe e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime”, thotë njoftimi i PK’së.

Policia njofton se gjatë kontrollimit të veturës së të dyshuarit me inicialet H.A ( M/K) i moshës 64 vjeçar është gjetur një armë zjarri (pistoletë) me 5 fishkë.

“I dyshuari pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit me fishekë”, vijon njoftimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit