“Autobusët në hyrje të Durrësit burim aksidentesh, policia bashkiake e rrugore fajësojnë njëra-tjetrën”

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 13.11.2024, 11:44

Redaksia e JOQ Albania ka marrë një denoncim nga drejtues automjetesh në Durrës, të cilët shprehen të shqetësuar për autobusat e parkuar pa rregulla pranë shkollës "Rilindja" në hyrje të qytetit. Sipas tyre, këta autobusë pengojnë pamjen e rrugës dhe detyrojnë shoferët të kalojnë në korsinë e shpejtësisë, duke rrezikuar të përfshihen në aksidente.

Denoncuesit theksojnë se kanë njoftuar disa herë Policinë Rrugore, por problemi vazhdon të mbetet i pazgjidhur. Autobusët, në mungesë të vendparkimeve të përcaktuara apo të ndonjë lejeje nga bashkia, qëndrojnë të parkuar ngjitur me daljen e një magazine aty pranë, duke vështirësuar dukshmërinë e automjeteve të tjera. Në disa raste, policia ka vendosur gjoba, por situata mbetet e pandryshuar.

Sipas drejtuesve, ky problem është i përditshëm dhe përfshin rreth 4-5 autobusë të parkuar në këtë zonë, të cilët sipas tyre, nuk kanë sinjalizim apo miratim për parkim të vazhdueshëm. Ndërkohë, policia bashkiake dhe ajo rrugore akuzojnë njëra-tjetrën për përgjegjësinë mbi këtë çështje.

Drejtuesit e makinave kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për të siguruar qarkullimin normal dhe për të shmangur çdo rrezik për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Pershendetje. JOQ Keto autobuza po na behen rrezik aksidentesh Ne si shofere te ketij biznesi duhet te dalim ne korsin e shpejtesise. Sepse skemi fushpamje kur dalim shkaku i autobuzit Kemi njoftuar disa here policine rrugore por cdo dite eshte e njejta situate Behet fjale per ne durres shkolla rilindja ne hyrje te durresit Te lutem nese keni mundsi mee postu. Ska shenja qe ka vend parkimi as qe te kete marre leje nga bashkia qe ti vijezojn vendin apo ti vendosin tabele. Plus qe eshte shme problem sic ju thashe ne kur dalim nga dera e magazines ku punojme. Skemi fushe pamje derisa te dali gjysma e makines ne korsine e shpejtesise Kemi rrezikuar shume here Kemi folur edhe perseri aty qendrojne. Ka ardh policia nja 2 raste. 1 her ka vendos gjoba 1 her jo. Kur e telefonon policine mundohen te kalojn rradhen. Thone e ka policia bashkiake. Ndersa policia bashkiake thot qe perderisa nuk ka 1 tabele ose vijezim do te thote qe nuk ka marr leje nga bashkia per te parkuar Dhe nuk esht 1 autobus. Jane gjithmone mbi 4-5. Problemi jon eshte vetem ky me kryesori dmth qe parkon ngjitur me daljen tone dhe ne rrezikojm me jeten tone apo rrezikojm edhe perdorusit e tjere te rruges sepse nuk shohim sic duhet rrugen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit