Policia e Kosovës ka njoftuar se nga data 15 nëntor e deri më 15 mars automjetet në qarkullim duhet të kenë pajisjet dimërore.
Duke publikuar njoftimin, policia ka apeluar për shoferët që të fillojnë përgatitjet e mjeteve dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni.
Gjatë sezonit dimëror rekomandohet ndërrimi i gomave, kujdesi i shtuar në trafik, si dhe bartja e zingjirëve në goma, në terrene me borë.