Pas përmbytjeve të fundit në Vlorë, banorët e zonave më të prekura kanë nisur të marrin masa për të shmangur situata të ngjashme në të ardhmen. Përballë rrezikut të përmbytjeve të tjera, ata po përpiqen të mbrojnë pronat e tyre me metoda të thjeshta dhe efektive.
Qytetarët kanë vendosur thasë me rërë në hyrje të bizneseve, banesave dhe garazheve.
Këto masa preventive synojnë të minimizojnë dëmet që mund të shkaktohen nga përmbytjet, në rast të reshjeve të shumta në ditët në vijim.