U denoncua nga JOQ se i dha vetes tenderin 500 MLN, Tan Agolli thirret në SPAK

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.11.2024, 20:12

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), Dritan Agolli, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Megjithëse arsyet e thirrjes nuk janë bërë publike, burime jozyrtare sugjerojnë se Agolli është marrë në pyetje lidhur me një hetim për një tender të dyshimtë, i nisur rreth dy vite më parë.

Bëhet fjalë për një tender me vlerë 500 mijë USD për projektin "100 fshatrat", të cilin e kishte fituar një kompani e drejtuar nga dy kuzhinierë. Njëri prej tyre, Alfio Rrotani, rezulton të jetë punësuar në një restorant në pronësi të djalit të Agollit, Flladi Agolli. Megjithatë, procedura e tenderit më vonë u anulua.

Sipas investigimit të publikuar nga Joq Albania, fondet e dedikuara për këtë tender dyshohet se përfunduan në mënyrë indirekte në duart e familjes së Agollit. Në artikull raportohet se shefi i kuzhinës i përzgjedhur për këtë projekt, Alfio Rrotani, ishte gjithashtu menaxher në "Bedouin Beach & Bar", një restorant në pronësi të Flladi Agollit. Ndërkohë, JOQ publikoi edhe foto që dëshmojnë pozicionin e Rrotanit si kuzhinier në këtë kompleks.

Ky zhvillim ka ngritur dyshime mbi një skemë të mundshme të shpërndarjes së fondeve publike në mënyrë të dyshimtë, ku tenderi i miratuar nga FSHZH do të përfitonte biznesi familjar i Agollit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit