Një raportim ka ardhur në redaksinë tonë lidhur me situatën në Liqenin Artificial të Tiranës, shoqëruar me video.
Qytetari në fjalë shprehet se në liqen është hedhur një substancë e paidentifikuar, e cila ngjan me vajin, ndërsa në brigje duken shenja boje. Kjo situatë mund të rrezikojë habitatin natyror dhe gjallesat që jetojnë aty.
I bëjmë thirrje Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa të menjëhershme për pastrimin dhe mbrojtjen e liqenit.
"Si jeni doja te beja nje raportim per gjendjen e liqenit artificial te tiranes shpresoj qe ta postoni dhe ti jepet pak vemendje si ceshtje sepse rrezikohen dhe gjallesat qe ndodhen brenda tij duket qe i kane hedhur dicka brenda si vaj dhe ne brigje ka shenja boje ju lutem mereni ne konsiderim sepse keto jane gjera per te cilat duhet ta perdorni faqen qe njerezit te ndergjegjesohen i vetmi vend i tiranes ku shohim pak natyre dhe ate po e shkaterrojne", shkruan qytetari.