Aurel Bibaj, 15-vjeçari nga Postriba, i cili kishte humbur kontaktet me familjen për dy ditë, është gjetur në zonën e Babrrusë në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas dëshmive, i mituri ishte larguar nga shkolla pasi kishte lënë vëllain dhe nuk ishte futur në mësim, as nuk ishte kthyer në shtëpi.
Babai i tij, Agim Bibaj, kishte denoncuar rastin në polici dhe më pas në media, duke theksuar se Aurel ishte larguar pas një debati ku babai i kishte bërtitur që të sillej mirë.