Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12.11.2024, 16:02
Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë, i akuzuar si një shpërdorues i parave të qytetarëve nga JOQ ALBANIA dhe i faktuar si i tillë nga SPAK ka qenë sot në komisionin hetimor për “Sterilizimin”, ku ka dhënë dhe dëshmitë e tij, pasi është pyetur nga deputetë të opozitës dhe nga ish-kolegë të tij të mazhorancës.
Ajo që është vënë re më shumë në këtë komision është se Beqaj nuk ka pranuar që të pijë ujin që i kanë dhënë në mbledhjen e komisionit, por ka zgjedhur shishet e tij të ujit, që i kishte me vete në çantë.
Ai ka nxjerrë dy shishe, një për vete dhe një për avokatin e tij, teksa shishen që i ishte ofruar nga Kuvendi e ka hedhur tutje.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.