Pedagogu Avzi Mustafa dhe profesori Afrim Osmani, janë fitues të çmimit shtetëror “22 Nëntori”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.11.2024, 14:46

Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori” në mbledhjen e saj ka marrë vendim për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2024 në shenjë mirënjohjeje për personat nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut që kanë dhënë kontribut për përmirësimin e bashkëjetesës ndërpersonale dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet anëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme.

Çmimi “22 Nëntori” i ndahet mësuesit prof. Dr. Avzi Mustafa, dhe profesori universitar Afrim Osmani.

Kryetar i Bordit për ndarjen e çmimit “22 Nëntori” është Reshat Ameti.

Çmimi do t’u dorëzohet fituesve më 22 nëntor 2024 (e premte) në orën 11:00 në Kuvend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit