U miratuan për edukim, por kurrikulat që janë në shërbim të fëmijëve të shkollave fillore del të përmbajnë në vete tekste e aktivitete shokuese edhe për moshat më të rritura, e lëre më tek nxënësit.
Bëhet fjalë për lëndën “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues – Trupi im, ndjenjat dhe familja”.
Në këtë doracak, gjegjësisht në një aktivitet në faqen 107 të këtij libri, nxënësit obligohen të ndjekin një aktivitet që bie ndesh me rolin e familjes.
Edhe deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Eman Rrahmani në seancën e fundit, ka akuzuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, se përmes kurrikulës së re në arsim, më saktësisht në edukatën seksuale dhe shëndetin riprodhues, ka elemente ku cenohet roli i familjes.
E gjitha filloj ditën e djeshme në seancën e kuvendit, aty deputeti Rrahmani, kritikoi mënyrën se si është shpenzuar buxheti i Kosovës.
Ai e përmendi se në kuadër të kësaj çështjeje, në atë kurrikulë mësimdhënësit ‘iu mësojnë fëmijëve nga klasa e parë deri tek e dymbëdhjeta sesi kryejnë marrëdhënie seksuale në shtëpitë e tyre’.
Madej deputeti Rrahamni nuk hezitoi që këtë aktivitet ta sqarojë në mënyrë më “popullore”.
Ai i ra shkurtë këtij sqarimi dhe theksoi se nxënësit kanë për “detyrë” që njëri të mbyllë sytë e tjetri/tjetra të prekë trupin e fëmijës dhe anasjelltas.
Madje në këto prekje hyjnë edhe ato tek pjesët intime, gjë kjo tejet shqetësuese.
“Në atë kurrikulë, ministrja Nagavci ka prezantuar në vitin 2023, që fëmijët prej klasës së parë deri në të 12-të, të marrin shembull një vajzë dhe ku i qesin para gjithë klasës, dhe njërit ia mbyllë sytë për 5 minuta, dhe nxënësi tjetër do ta prekë me dorën e tij gjithë trupin me sy mbyllur, dhe pastaj do t’i ndërrojnë rolet, e ku pastaj vajza do ta prek fëmijën tjetër, dhe para gjithë klasës do të tregojnë se çka kanë ndjerë, çfarë organi kanë prekur”, tha gjithashtu ish-deputeti i VV-së.
Deklarimet e Rrahmanit u mohuan nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e cila madje tha se deputeti në fjalë po keqpërdorë foltoren e Kuvendit të Kosovës.
“Ministria Nagavci duhet të tregoj se çka ka bërë për korrikulën për arsim në edukatën seksuale dhe shëndetin riprodhues. Nuk e di deputetë a ju ka ra me lexua atë pjesë…Në atë kurrikulë mësohet sesi mësimdhënësit t’iu tregojnë fëmijëve prej klasës së 1 deri në 12 sesi i kryejnë marrëdhëniet seksuale në shtëpitë e tyre. Në atë kurrikulë, ministrja Nagavci ka prezantuar se fëmijët prej klasës së 1 deri 12 të marrin shembull një vajzë dhe një djalë ku i qesin para gjithë klasës dhe njërit ia mbyll sytë për pesë minuta dhe nxënësi tjetër ka me prek të gjithë trupin me sy mbyllur. Pastaj do të t’i ndërrojnë rolet dhe para së gjithë klasës do të tregojnë se çka kanë ndjerë, çfarë organi kanë prek dhe si janë ndje ata fëmijë. Kjo është kurrikula e publikuar në MAShT në vitin 2023”, tha ai.
Shembullin të cilin e përmendi fjalë për fjalë tashmë ish-deputeti i partisë në pushtet Rrahmani është e ilustruar edhe përmes fotos më poshtë: Këtë deklarim të Rrahmanit e hodhi poshtë Nagavci e cila tha se çdo gjë në kurrikulat e miratuara ka të bëjë veçse me edukim dhe riedukim të fëmijëve.
“Thjesht dhe shkurt, deputet Rrahmani, kurrikulat tona që i kemi miratuar kanë të bëjnë me edukimin dhe riedukimin e të gjithave vajzave dhe djemve në mënyrë që asnjë vajzë dhe asnjë djalë mos të keqpërdoret si është bërë deri tani. Pse s’flisni për udhëzimin administrativ, sot s’kemi asnjë vajzë që nuk vijon mësimin…Deputetë Rrahamani në vazhdimësi e keni keqpërdor këtë foltore duke thënë se vajzat nuk shkojnë në shkollë për shkak të mbulesës. Sot që po flasim sado që jeni munduar të manipuloni me vajza dhe familje, sot nuk kemi asnjë vajzë që nuk vijon shkollimin. Do të angazhohem maksimalisht që të ketë një edukim të plotë për secilën vajzë dhe secilin djalë”, tha ajo.
E ndonëse në përshkrimin e këtij aktiviteti shokues “mësimor” thuhet se i njëjti ndihmon në rritjen e ndërveprimit midis nxënësve dhe u jep atyre mundësinë që të reflektojnë ndaj mënyrave të ndryshme të komunikimit, një rast i tillë po ngjall shumë reagime publike.
Kujtojmë se sot po ashtu, deputetë nga partitë opozitare kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci. Padia është bërë nga anëtarët e Komisionit hetimor për tekstet shkollore, të cilët konsiderojnë se ministria ka bërë shkelje ligjore në procesin e subvencionimit të teksteve shkollore.