Autobusi i ‘Green Line’ s’njeh Kodin Rrugor, kaos dhe trafik për fajin e tij te ‘Vasil Shanto’

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.11.2024, 15:10

Kaos, trafik, aksidente, sherre dhe zhurma... ky është realiteti i përditshëm i Tiranës.

Ditën e sotme një autobus i "Green Line" ka shkaktuar një kaos të vërtetë në zonën e Vasil Shantos. Shoferi i autobusit duke shpërfillur plotësisht kodin e qarkullimit rrugor ka marrë kthesën për në të majtë nga korsia që është e dedikuar për drejtim drejt.

Ky veprim i tij ka bllokuar tërësisht qarkullimin dhe ka krijuar kaos për shoferët e tjerë dhe kalimtarët.

Pamjet e incidentit tregojnë qartë se si autobusët urbanë janë një ndër shkaktarët kryesorë të trafikut. Ky incident ka ngjallur reagime të forta nga qytetarët dhe shoferët, të cilët kanë shprehur pakënaqësi për mungesën e rregullit në rrugë.

Qytetarët thonë se shoferët e autobusëve dhe taksive janë ata që krijojnë trafik me mënyrën e ecjes pa respektuar kodin e qarkullimit rrugor.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje joq . Ndodhi sot ne tirane konkretisht tek vasil shanto . Urbani i tiranes nuk rrespekton kodin qarkullimit rrugor , merr kthesen per majtas nga korsia qe eshte per te hecur drejt edhe bllokon kret qarkullimin sic e shikoni ... E pastaj kemi fajet ne shoferat te tjt , kur shembullin e japin taxiset edhe shoferet e urbaneve edhe themi pse ka trafik ... KJO ESHTE TIRONA JONE ...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit