Tentoi të përfitonte tokë duke shpërdoruar detyrën, ndalohet kryetari i Fushë Kuqes

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 12.11.2024, 13:41

Kryetari i njësisë administrative të Fushë Kuqes, Krito Fred Martinaj, 55 vjeç, është ndaluar nga policia, pasi dyshohet për përfshirje në shpërdorim detyre dhe pushtim të paligjshëm të një sipërfaqeje toke në zonën e mbrojtur të lagunës së Patokut.

Sipas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Prokurorinë, Martinaj dyshohet se ka angazhuar persona të tjerë për të hedhur inerte pranë një lokali në pronësi të tij, me qëllim përfitimin e sipërfaqes së tokës në atë zonë të mbrojtur.

Materialet hetimore i janë dorëzuar Prokurorisë së Lezhës, që do të vijojë me procedurat për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pushtimit të tokës.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit