Myrto Uzuni do të bëhet baba, zbulon gjininë e fëmijës në “Air Albania”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.11.2024, 13:56

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, dhe partnerja e tij, Uarda Hyseni, janë duke pritur fëmijën e parë.

Çifti zbuloi gjininë e fëmijës së tyre në ceremoni të veçantë një stadiumin "Air Albania".

29-vjeçari Uzuni, i cili është thirrur për të qenë pjesë e skuadrës Kombëtare për dy sfidat e nëntorit, shfrytëzoi fushën e blertë për zbulimin e gjinisë. Me një goditje nga pika e bardhë e penalltisë, Uzuni goditi topin në rrjetë dhe menjëherë shpërtheu ngjyra blu pas portës, duke treguar që çifti do të bëhen prindër të një djali.

Uarda dhe Myrto janë në një lidhje prej kohësh dhe një vit më parë, ai i propozoi për martesë në stadiumin e Granadës, ku ai luan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit