Gruaja shtatzënë: Ju rrëfej eksperiencën e frikshme në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.11.2024, 13:13

Një grua shtatzënë, e cila pritet të lindë këtë javë, ka ndarë një përvojë tronditëse nga vizita e saj e fundit në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

“Kam per te ber lindjen kete jave dhe shkova per eko te mbreteresha geraldine (pershkak se ekon e fundit duhet ta besh aty si pjes e rregjistrimit te pacientit nese individja shtatezan deshiron ta lind femijen ne ate maternitet)”,-shkruan ajo.

Përvoja e saj ka ngritur shqetësime serioze për kushtet dhe trajtimin në këtë institucion shëndetësor.

Nëna e ardhshme rrëfen:

“Eksperienca ishte e frikshme!!

1- Per ekon abdominale do pagoje 15 mij lek te vjetra (sepse ashtu e ka cuar shteti)

2- Sado te pagoje , mjekja/mjeku gjinetolog fusnin pa rradhe gje eshte e padrejt

3- Burri im hapi deren duke i bertitur 2 mjekeve sepse ato futen 3 – 4 gra kur rradha ime ishte para tyre dhe ato mashtruan duke then ishte urgjente (nderko qe nuk ishte) .

4- U futa per ekon dhe pres 20 min me tel ne dor sepse ato 2 mjeket than (do presesh doktorin) dhe doktori nuk vjen keshtu qe pas 20 min pritje me cojn te dhoma *EKO 2* .

5- Te kjo dhome... thjesht skandaloze sepse nuk kishe fare privatesi dhe ishin diku te mbi 24 praktikant (femra + meshkuj student) . Ankthi nuk po me pushonte sepse te thoje se mund te hapje gojen per pak privatesi , sdo te ndodhte..

6- Te Eko me nxoren me pak javeshe ndryshe nga java e fundit qe jam .

Dhe te imagjinosh qe femrat te lindin me planifikim apo te kene rast emergjent ne ate lloj spitali shteteror me "emer" ... ke frik mos vdes se kur te neglizhojn dhe sorrollasin kur je me femij ne bark , imagjino diten e lindjes qe mund te kesh komplikacione dhe nga pakujdesia te marrin jeten”

Pacientja shprehet se ka frikë për procesin e lindjes, sidomos në rastet kur mund të ketë komplikacione, duke theksuar se përvoja e saj gjatë kësaj vizite e ka bërë të humbasë besimin në cilësinë e kujdesit që mund të marrë në këtë maternitet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit