ONE zhvat nënën e moshuar, i biri shkon të ballafaqohet live

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.11.2024, 12:16

Një qytetar ka ngritur një shqetësim publik ndaj kompanisë “One” dhe veprimeve të stafit në një pikë shërbimi në qytetin e Elbasanit, duke denoncuar abuzime dhe mungesë transparence.

Ai rrëfen se prej disa kohësh është përballur me problematika të vazhdueshme për shkak të tarifave të pasakta që i janë vendosur nënës së tij të moshuar, e cila ka paguar shuma të ndryshme për oferta që më pas nuk janë aktivizuar siç duhet.

Sipas denoncimit të tij, në disa raste, nëna ka paguar 1500 lekë të reja për një ofertë, ndërsa në realitet i është aktivizuar një ofertë prej vetëm 1000 lekësh, duke mbetur me shërbime më të kufizuara nga sa kishte paguar.

Sot, qytetari shprehet se ka shkuar në pikën e “One” për të aktivizuar një ofertë prej 1900 lekësh në numrin e tij.

Punonjësit e kanë siguruar se oferta është aktivizuar, por më pas ai mori një mesazh që e informonte për një tarifë prej 1100 lekësh. I shqetësuar, ai kontaktoi kompaninë përmes telefonit dhe u informua se në fakt kishte të aktivizuar ofertën prej 1100 lekësh, duke përgënjeshtruar informacionin e dhënë në pikën e shërbimit.

Kur u rikthye për të sqaruar situatën, qytetari deklaron se u përball me një qëndrim të paqartë dhe të pandershëm nga punonjësit, të cilët, sipas tij, e trajtuan me sjellje të papërshtatshme dhe mungesë respekti.

DENONCIMI

”Pershendetje JOQ. Po ju parashtroj nje problematik diten e sotme me kompanin one, do te lutesha ta shperndanit si video, per tu ndergjegjesuar kto punonjeset e qytetit te Elbasanit sepse eshte e disata here qe me ndodh nje problematik e tille, me nenen qe eshte e moshuar, por shpesh here nuk i kushtoja rendesi, ajo thoshte i kam dhen 1500L te reja per te ber oferten nderkohe ato e mbushnin tel 1000L te reja, dhe i benin oferte tjt, dmth i vidhnin leket.

Sikur ju thash me siper, diten e sotme, shkoj tek pika ne qytetin e elbasanit, per ti bere oferte nr, nderkohe diten e djeshme ma kishte ber oferten nje kusheri, por nuk kisha informacion, dhe internet nuk kisha.

Pak rendesi, shkoj atje, ata sme njoftojn qe une e kam nje pakete aktive, dhe kjo ska rendesi, mbi te gjitha, pasi me jep informacion per paketat e int, zgjedh paketen 1900L

Dhe ne nderkohe mua me thot e ke aktive, per 1 min do te vij mess, u largova dhe me vjen nje mess sikur kam ber rimbushje me 1100L dhe me aktivizon oferten qe i perket ktij cmimi, shkoj e pyes pse 1100L pasiqe paguajta 1900, me thot, pa merak keshtu vjen mess por ke aktiv pakete 1900L.

Mar me calling, kompanin ne tel dhe me thojn qe kam aktive paketen 1100L, shkoj serisht atje, ato mire qe kishin vjedh por benin edhe si tipe, sepse jane mesuar me nje veprim te tille hajdutet!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit